Maqedoni
Linjë ajrore me buxhet të ulët
18.03.2019 17:30
Wizz Air ka hapur edhe një linjë ajrore me buxhet të ulët...

Kësaj radhe do të ketë udhëtim direkt nga Aeroporti i Ohrit “Shën Apostoll Pal” dhe “Malme” në Suedi.
Çmimi i transportit çdo të hënë dhe të premte për biletë kthyese prej Ohrit dhe Malmos do të jetë 20 euro.
“Kjo mundësi nuk është vetëm për të shënuar zgjerimin e rrjetit të linjave nga aeroporti i Ohrit, por edhe për të hapur dy tregje të reja hyrëse, Suedi dhe Itali, për udhëtarët dhe turistët që vijnë për të vizituar Ohrin e bukur. Në të njëjtën kohë, të dy lidhjet do të jenë të dobishme për të gjithë komunitetin lokal përgjatë liqenit të Ohrit dhe ekonomisë në vendin tonë në përgjithësi”,- deklaroi koordinatori i Aeroportit në TAV – Maqedoni, Nexhat Kurt.
“Tashmë që nesër u prezantua linja nga Shkupi në Baden-Baden, si dhe ajo për Bremen. Wizz Air njoftoi futjen e tetë linjave të reja. Pres që këto politika do të justifikojnë pritjet tona për një numër më të madh turistësh dhe në të njëjtën kohë destinacione të reja evropiane për qytetarët tanë",- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski.
Sipas marrëveshjes, fluturimet e dy destinacioneve të reja gjatë sezonit turistik të verës janë planifikuar të realizohen dy herë në javë dhe nga 13 shtatori fluturimet nga aeroporti i Ohrit në Malmo janë të hënën dhe të premten, por nga 18 shtatori të mërkurën dhe të dielën, ndërsa fluturimet për Milano më 30 mars do të jetë të martën dhe të shtunën, dhe nga 1 prilli të hënën dhe të premten.
SEDAT SELIMI
