Sportet e Tjera

Elmedin Sejfullau i shtati në Lojërat Olimpike për të rinjë

27.08.2014 14:47

Elmedin Sejfullau përfundoi në vendin e shtatë nga gjithsej nëntë garues, në paraqitjen e tij në Lojërat Olimpike për të rinjë që nesër do të mbyllen në Nanjing të Kinës...

Mundësi ynë, në katër luftëra aq sa I zhvilloi në kategorinë deri në 54 kilogram, korri dy fitore dhe kishte poaq humbje, ishte shumë afër luftës për medaljen e bronztë, por në fund u desht të mjaftohet me pozitën e shtatë.

Në takimin për plasman në këtë pozitë, medalisti I dyfishtë nga evropianet, dëshmoi cilësitë e tij të larta, duke e fituar me 8-4 në pikë, Eliezer Aularin nga Venecuela.

Më parë, Sejfullau, nën prirjen e trajnerit të tij Sedat Baftiu, garoi në grupin A dhe nisi me humbje me tush teknik nga amerikani Fix Daton, I cili fitoi medaljen e argjentë.

Në raundin e dytë, Sejfullau regjistroi paraqitjen më të mirë në Nanjing, duke mposhtur Ebrahim Al-Shebamin nga Jemeni, me rezultatin 9-5, por në fund, kur ishte mëse e nevojshme, 16 vjeçari i klubit të mundjes Liria, dështoi dhe humbi kundër jugafrikanit Reynhardt Louw, edhe pse I njejti I kishte humbur shpresat për plasman në pozitën e dytë.

Në rast të fitores, Sejfullau do të kishte mundësinë e karierës së tij, të luftoj për medaljen e bronztë të kësaj olimpiade, por fati nuk ishte me shkupjanin, I cili në fund u mjaftua me pozitën e shtatë.

Marr në përgjithsi, nga Elmedini kemi pritur më shumë, duke I patur parasysh cilësitë e tij, por edhe fal shortit të favorshëm. Megjithatë, edhe ky rezultat nuk është për tu nënvlerësuar.

Djaloshi ynë, me pjesëmarrjen e tij në këtë olimpiad, pa dyshim që ka fituar një përvojë të madhe dhe shpresojmë që të vazhdoj me paraqitjet e mira edhe në të ardhmen dhe pse jo, vitin 2016 ta shohim në Lojërat Olimpike Verore, që do të mbahen në Rio De Zhaneiro.

MUSTAFA ADEMI