Maqedoni
Parashikimi i motit
19.03.2019 09:04
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira....

Në orët e hershëm të mëngjesit do të ketë kushte për reshje lokale të shiut veçanërisht në pjesët malore të vendit. Temperatura minimale do të arrijë 1 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 22 gradë celsius.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, paradite me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në katër gradë, ndërsa ajo ditore deri në 20 gradë.
