Maqedoni
Timonie: Presidenciale të lira, shpejtoni ritmin e reformave
19.03.2019 10:57
Zgjedhjet e suksesshme presidenciale, pa manipulime dhe me shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve...

Zgjedhjet e suksesshme presidenciale, pa manipulime dhe me shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve, do të kthejnë faqen e “27 prillit” dhe do të tregojë se vendi është pjekur për të përshpejtuar rrugën evropiane, tha ambasadori francez, Christian Timonie, në Veles.
“Skepticizmi që mund të ekzistojë në BE nuk vjen nga qeveritë tona, ata nuk kanë asgjë kundër Maqedonisë së Veriut, përkundrazi. Skepticizmi ekziston në opinionin tonë publik, sepse ky rajon ka idenë se është një rajon që sjell më shumë probleme sesa zgjidhje. Marrëveshja e Prespës është një sinjal i kundërt, i mbështetur nga të gjithë, por duhet forcuar nëpërmjet reformave, si dhe një klimë më të fuqishme politike. Ky është mesazhi i partive politike. Por, për të arritur këtë, një ndjenjë e unitetit kombëtar është e domosdoshme, por gjithashtu një ndjenjë e interesit kombëtar. Në të njëjtën kohë ka afate të caktuara që duhet të përmbushen duke miratuar një numër ligjesh në Kuvend. Ne shpresojmë që të gjitha këto ligje të miratohen, por gjithashtu të sigurojmë që ato ligje që u votuan disa muaj më parë po zbatohen. Ju jeni në rrugën e duhur, por tani është e nevojshme të përshpejtoni ritmin”,- tha ambasadori Timonie.
