Maqedoni
Jakimovski para gjykatësit hetues, dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare
19.03.2019 11:15
Ish kryetari i komunës së Karposhit dhe lider i partisë GROM, Stevço Jakimovski...

Ish kryetari i komunës së Karposhit dhe lider i partisë GROM, Stevço Jakimovski, sot në mëngjes është arrestuar dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup. Janë arrestuar edhe dy persona, të punësuar në komunën e Karposhit, por në hetimin e PTHP-së janë përfshirë edhe 2 persona të tjerë për të cilët do të kërkohen masa sigurie.
Jakimovski derisa ishte kryetar komune, ka kryer legalizim të tokës, me çka e ka zvogëluar çmimin e tokës shtetërore. Vlerësimet e repartit për krim të organizuar janë keqpërdorur një milion euro, kjo përbën ndryshim midis çmimit real dhe shitjes në bazë të procesit të legalizimit. Në gusht të vitit 2018 i ishin shqiptuar masa kujdesi në hetimin e hapur të prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga tetori i vitit të kaluar, Jakimovski dyshohet në hetimin e rastit të PSP-së “Harmonia”.
