Maqedoni

Zaev për vizitë në Bruksel, do të kryesojë Këshillin për stabilizim-asociim

19.03.2019 11:37

Kryeministri, Zoran Zaev, po qëndron për vizitë në Bruksel, ku do të kryesojë takimin e Këshillit...

Kryeministri, Zoran Zaev, po qëndron për vizitë në Bruksel, ku do të kryesojë takimin e Këshillit për stabilizim dhe asociim, me ç’rast do t’i prezantojë arritjet e vendit në procesin e reformave, që po zbatohen në rrugën drejt fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.
 
Këshilli i pesëmbëdhjetë për stabilizim dhe asociim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me të cilin bashkëkryeson përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, konsiderohet si test i parë preliminar i dinamikës së agjendës reformuese, e cila është e koncentruar në tre shtyllat – sistemin e sigurisë - zbulimit, administratën publike dhe jurisprudencën.
 
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.Sipas programit, në Komisionin Evropian është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev, përfaqësueses së lartë Mogerini dhe eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han.