Rusia njeh emrin e ri të Maqedonisë së Veriut

19.03.2019 13:52

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka pranuar ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin....

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka pranuar ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin i cili  dorëzoi kopjen e notës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ferderatës ruse,  që  në bazë të vendimit të presidentit Vlladimir Putin,  e pranoi emrin e ri - Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Federata ruse e ka pranuar atë shtet me emrin e ri kushtetues-Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në komunikatën e MPJ-së ruse.

Në takimin në kabinetin e kryeministrit Zaev dy bashkëbiseduesit kanë konfirmuar përcaktimet e dy vendeve në ruajtjen e marrëdhënieve tradicionale miqësore përmes dialogut aktiv.

Vëmendje e veçantë në takim i është kushtuar nxitjes së mundësisë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me çka flet fakti se eksporti i frutave dhe perimeve të freskëta në janar këtë vit është rritur për 90% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Në këtë drejtim, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik pritet të jetë temë qendrore në sesionin e ardhshëm të Komisionit të përzier qeveritar për bashkëpunim tregtar- ekonomik mes dy vendeve që duhet të mbahet në Shkup.