Botë

Simboli i Beogradit, një luftëtarë shqiptar

27.08.2014 15:25

Simboli i Beogradit, duket se është një luftëtarë shqiptar me plis në kokë. Kjo ka alarmuar mediet serbe...

Simboli i Beogradit, duket se është një luftëtarë shqiptar me plis në kokë. Kjo ka alarmuar mediet serbe, të cilat shkruajnë se më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Meshtriviq, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“, e kishte skulpturuar një shqiptar me plis.
 
Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb. Kjo përmendore, me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis.
 
Mediumi serb, “Dveri srpske”, shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustallarët, Njegoshi etj.
 
“Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur “Fitimtari i Kosovës”, nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938, në një lartësi të caktuar, në tarracën e “Kalemegdanit”.