Basketboll

Maqedonia kundër Bjellorusisë, për plasman në Eurobasket 2015

27.08.2014 15:44

Ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për përfaqësuesen e Maqedonisë, para plasmanit të katërt të njëpasnjëshëm në evropianet, apo të pestin prej mëvetësimit e këtej...

Basketbollistët e Aleksandar Xhikiçit nuk pritet të kenë detyrë edhe aq të vështirë, pasi në Boris Trajkovski do të ndeshen me Bjellorusinë, kombëtare këtë të cilën veq më e mposhtën në cilësinë e mysafirit, edhe ate pa vështirsi të mëdha. Megjithatë, sfida e sontme duhet të luhet me seriozitet të madh.

Maqedonia, pas pesë ndeshjeve të luajtura në grupin D, gjendet në pozitën e dytë, me nëntë pikë, aq sa ka edhe Belgjika, e cila ka vulosur vizën për plasman në evropianin e vitit të ardhshëm.

Verdhekuqtë, me fitore shpresojnë të pozicionohen në vendin e dytë, të cilin e kanë tani më të sigurtë, por edhe të jenë në mesin e gjashtë kombëtareve të plasuara në pozitën e dytë, nga gjithsej shtatë grupe kualifikuese, të cilat do të plasohen në Eurobasketin e rradhës. 

MUSTAFA ADEMI