Maqedoni
Parashikimi i motit
20.03.2019 09:02
Moti i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasdites në pjesën jugore të vendit do të ketë reshje të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 15 gradë ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 21 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit zero gradë ndërsa ajo e ditës do të rrijë 19 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa paralajmërohen edhe reshje të shiut në disa pjesë të vendit. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore, që do të ndikojë në rënien e temperaturave ditore.
