Botë
NATO, baza të reja në Evropën Lindore
27.08.2014 15:46
Si kundërpërgjigje ndaj krizës në Ukrainë, NATO pretendon të vendosë forcat e saj në baza të reja në Evropën Lindore...

Në këtë frymë ka qenë deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili ka thënë se samiti që do të mbahet javën e ardhshme në Cardiff, do të jetë vendimtar për përcaktimin e trupave të reja, kryesisht në kufijtë e Rusisë.
Ai, i cilësoi këto si masa kyçe për të rritur sigurinë e Kievit prej kërcënimit të ardhur nga Moska.
Ndërkaq, Polonia dhe tre shtetet e tjera baltike janë gjithashtu të alarmuar nën kërcënimin e mundshëm nga Rusia dhe për një kohë të gjatë kanë kërkuar një prani më të madhe të NATO-s në rajon.
Një qëndrim i këtillë mbështetet nga SHBA-të dhe Britania, ndërsa Franca, Italia dhe Spanja janë kundër kërkesave të Evropës Lindore.
Megjithatë, samiti i Cardiff-it duket se do të dalë me një formulë ndryshe nga sa NATO ka funksionuar deri tani, pasi që Evropa aktualisht ndodhet në një situatë krejtësisht të re sa i përket sigurisë.
