Ekonomi
Ofertat turistike, autoritetet: kujdes ku rezervoni, lexoni kontratat!
20.03.2019 16:57
Në prag të pushimeve verore, qytetarët që vendosin të udhëtojnë me agjencitë turistike patjetër duhet të nënshkruajnë kontratë paraprak...

Në prag të pushimeve verore, qytetarët që vendosin të udhëtojnë me agjencitë turistike patjetër duhet të nënshkruajnë kontratë paraprake si dhe të verifikojnë nëse agjencia në fjalë posedon licencë adekuate për organizimin e aranzhmaneve turistike.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se qytetarët duhet t’i dinë të gjitha kushtet e kontratës dhe të njihen mirë me të drejtat dhe obligimet e agjencisë.
“Qytetarët duhet të shohin në mënyrë decide apo në mënyrë shumë të vëmendshme kontratën përpara se të paguajnë çfarëdo lloj aranzhamni, qoftë brenda apo jashtë shtetit. Në kuadër të ligjit janë paraparë dy licenca të cilat agjencitë turistike i marrin me të vetmin qëllim, për të kryer veprimtaritë e tyre”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Nga Inspektorati shtetëror i tregut iu bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë më shumë kujdes gjatë rezervimeve online në internet.
“Ndonjëherë gjatë rezervimeve online do t’iu ofrojnë shërbim se kinse shkoni në një hotel fenomenal, ndërsa kur shkoni atje ankohen përmes fotografive se hoteli në fjalë nuk posedon as tualet. Gjatë shërbimeve online mund t’i hasni më shumë këto raste të mashtrimeve, ndërsa është diçka ndryshe kur drejtoheni fizikisht nëpër agjencitë turistike”,- theksoi drejtori i Inspektoratit tregtar, Stojko Paunoski.
Nga Inspektorati shtetëror i tregut theksojnë se është më lehtë të veprojnë kur tek ta denoncohen rastet kur qytetarët kanë shkruar kontratë paraprake dhe posedojnë llogarinë fiskale që kanë paguar shërbimin.
Edhe nga Ministria e Ekonomisë thanë se përgatisin ndryshime ligjore në fushën e përforcimit të sigurisë si dhe mundësinë e implementimit të një garancie bankar që në rast se konstatohen shkelje, të aktivizohet garancia që sillet nga 50 deri në 100 mijë euro dëmshpërblim.
SEDAT SELIMI
