Botë

Kriza politike në Shqipëri, Meta: mos sakrifikoni shtetin për karriget tuaja

20.03.2019 17:39

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur i gatshëm të lërë mandatin e tij...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur i gatshëm të lërë mandatin e tij, me qëllim moslejimin e instalimit të një junte ushtarake.
 
Meta ka dënuar veprimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa pohoi se Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm.
 
Meta tha se kriza nuk zgjidhet as me retorikë e as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze.
 
Ndërkohë, mësohet se për protestën e opozitës para parlamentit, e parashikuar të zhvillohet nesër në orën 9:30, janë angazhuar rreth 1200 forca policore.
 
Gjithashtu janë përforcuar kangjellat pranë kuvendit, ku ndodhi incidenti gjatë protestës së 16 marsit.
 
KQZ nga ana tjetër ka vijuar edhe sot me zëvendësimin e mandateve të lëna bosh nga deputetët e PD-LSI.
 
LULJETA NDOKA