Maqedoni

Parandalimi dhe mbrojtja nga diskriminimi, Ivanov refuzon ta dekretojë ligjin

20.03.2019 18:41

Emri i ri i shtetit vazhdon të refuzohet nga presidenti Ivanov që ktheu mbrapsht pa e dekretuar edhe Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi...

Emri i ri i shtetit vazhdon të refuzohet nga presidenti Ivanov që ktheu mbrapsht pa e dekretuar edhe Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, duke ia kthyer të njëjtin sërish Kuvendit.

“Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kam marrë vendim të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, që Kuvendi i Maqedonisë e solli në seancën e mbajtur më 11 mars të vitit 2019”,- thuhet në njoftimin e kabinetit të Ivanovit.

Edhe ky ligj është nga pakoja e ligjeve  për të cilat BE kërkon të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur.