Maqedoni
Emrat e rinj të institucioneve, ende asnjë vendim për AShAM-in dhe ARM-në
20.03.2019 18:56
Ende nuk ka vendim për emrat e rinj të Akademisë së Shkencave dhe ARM-së...

Për momentin ASHAM do të mbajë emërtimin e njëjtë, derisa vetë akademikët të vendosin për emrin e ri dhe të plotë të tij, edhe për emrin e ri të ARM-së do të ndiqet fryma e Marrëveshjes së Prespës, emri i ri ende po diskutohet e pritet të bëhet i ditur së shpejti.
Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi ndërkohë për emërtimet e reja të Agjencisë Shtetërore të Lajmeve që tani do të quhet “Agjencia Informative Mediatike” - Shkup, ELEM–i do të riemërtohet në SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” dhe Posta e Maqedonisë në SHA për komunikacion postar - “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
