Raporti i revizionit, dyshime për raportet financiare të MPJ-së në 2017
Raporti i Revizionit Shtetëror ka nxjerrë në dukje shkelte ligjore në punën e MPJ-së në 2017...

Revizioni ka zbuluar se nga 57 ambasada, 21 funksionojnë pa ambasador apo konsull të përgjithshëm.
“Kompetencat që parashihen të kryejnë nga nivelin më të lartë të hierarkisë janë deleguar në nivelin më të ulët dhe nuk janë në përputhje me Ligjin për punë të jashtme dhe Ligjin për kontroll të brendshëm publik financiar”, – thuhet në raportin e revizionit për MPJ-në.
Furnizimet publike në ambasada janë histori më vete, në shumë raste nuk është respektuar Ligji për furnizime publike gjatë zbatimit të procedurave për ndarjen e kontratave për furnizimet publike.
Rreth 355 mijë euro që janë miratuar për një qëllim e janë shpenzuar për diçka tjetër, pa pëlqim obligativ nga Ministria e Financave dhe ambasadat nuk i kanë kthyer në buxhet mjetet e pashfrytëzuara gjatë vitit. 212 mijë euro është saldoja e llogarisë devizore dhe arkës devizore, të hapura për nevojat e përfaqësive diplomatike- konsullore.
Raporti zbulon se në 70 për qind të ambasadave është angazhuar personel nga popullata vendase që është paguar me para në dorë përmes arkës devizore, për këtë janë shpenzuar 937 mijë euro.
Raporti përfshin vitin 2017, ku me MPJ-në ka në drejtuar edhe ish ministri, Nikolla Popovski, dhe ministri aktual, Nikolla Dimitrov.
Shërbimi i MPJ-së ka dërguar vërejtje për rezultatet e Raportit, por vërejtjet janë refuzuar nga revizorët.
