Botë

Turqi, 19 persona të lënduar nga tërmeti 5.9 ballë

20.03.2019 19:36

Tërmet me intensitet 5,8 ballë ka goditur sot pjesën perëndimore të Turqisë...

Tërmet me intensitet 5,8 ballë ka goditur sot pjesën perëndimore të Turqisë, duke lënduar 19 persona dhe shkaktuar dëm material.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 56 km në juglindje të qytetit të Denizli.

Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera me magnitudë 4.8 dhe 4.5.

Tërmeti u ndje edhe në qytetet fqinje, Izmir dhe Antalia. Tërmetet në Turqi janë të shpeshta.

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka vrarë më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.