Maqedoni

Rrahje në autobusët e Shkupit, arrestohen disa persona

20.03.2019 20:17

Disa nxënës së shkollave të mesme janë rrahur në autobusin NPT-së me numër 5...

Disa nxënës së shkollave të mesme janë rrahur në autobusin NPT-së me numër 5 i cili lëvizte në sheshin “Teodocij Golloganov” drejtë Qendrës, njofton AIM.
 
Nga NPT konfirmojnë se të lënduar nuk ka.
 
Incidenti në NPT është paraqitur në orën 14:30, ndërsa siç njoftojnë nga atje, ngjarjen e ka marrë përsipër Ministria për Punë të Brendshme.
 
Nga MPB njoftojnë se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se kanë arrestuar një pjesë të pjesëmarrësve në dhunën fizike.