Maqedoni

Fati i PSP-së, Zaev: Nuk kam ndërmend ta ndërroj Janevën

20.03.2019 20:07

Kryeministri, Zoran Zaev, është i vendosur, ai nuk ka ndërmend ta ndërrojë Katica Janevën dhe ekipin e saj.....

Në një intervistë për Agjencinë Mediatike të Lajmeve, i pyetur se a është i gatshëm ta ndërrojë Katica Janevën, u përgjigj me “absolutisht jo”.
 
“Për mua kjo është çështje institucionale, për shkak se me të vërtetë Katica Janeva dhe ekipi i saj i prokurorëve, hetuesve dhe gjithë që punojnë ishin në një kohë të vështirë të fijes së shpresës për kthim të drejtësisë në shtet, e cila filloi të kthehet në vendin tonë. Duhet ta mbështesim kapacitetin e tyre. Unë i dëgjoj kritikat e opozitës dhe jo që s’kuptohem me ta, por përparësitë e një institucioni të tillë, me këta njerëz, është me të vërtetë përparësi e madhe për Maqedoninë e Veriut”,- thotë kryeministri Zaev.