Maqedoni

Gjykata Penale, seanca për lëndët “TNT” dhe “Tarifa” të PSP-së

21.03.2019 11:25

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “TNT” dhe “Tarifa” të PSP-së....

Lënda “TNT” gjendet në procedurë dëshmie dhe e udhëheq gjykatësi, Ognen Stavrev, ndërsa mes të akuzuarve janë ish kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski, dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
 
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit banesor “Kozmos” të Fiat Canoskit. Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski, dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.