Botë

Davutogllu nominohet për kryeministër të Turqisë

27.08.2014 17:43

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu, u emërua si kryeministër i Turqisë dhe udhëheqës i ardhshëm i partisë në pushtet, AKP...

Presidenti i sapozgjedhur, Rexhep Taip Erdogan, bëri të ditur emrin e Davutoglut, gjatë mbledhjes së kongresit të partisë në Ankara. Erdogan, tha se para se të marrë vendimin ka kryer negociata intensive në të gjitha nivelet.
 
"Unë dua që ju ta dini këtë, nuk është ndryshim misioni,  por  vetëm ndryshim i një titulli. Dhe kjo sigurisht nuk është një lamtumirë, por një fillim i ri,  hapje e një faqeje të re, një moment  i ri historik”- deklaroi presidenti, Rexhep Taip Erdogan.
 
"Nëse kandidatura ime mbështetet nga delegatët tanë në kongresin tonë të përgjithshëm, askush nuk duhet të vë dyshimin për këtë lëvizje të madhe restauruese, të kryer në 12 vitet e fundit dhe që pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen”- theksoi Ahmed Dautogllu.
 
Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, i ka dhënë vetëm një ditë kohë kryeministrit të sapozgjedhur, Ahmet Davutoglu, për të formuar kabinetin e ri qeveritar.
 
Ndërkohë që e premtja është dita e paracaktuar kur Turqia do të njihet me emrat e ministrave të ri.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU