Maqedoni
Komisionin për sistem politik, Ministria e re në prag të themelimit
21.03.2019 17:40
Ministria e re për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive që do ta zëvendësojë Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit po kalon filtrat në kuvend...

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive shqyrtoi amendamentet e parashtruara nga deputetët e bashkësive jo shumicë, Enes Ibrahim nga komuniteti turk dhe Rubin Zemon nga Partia për Progres ekonomik dhe shoqëror.
Anëtarët e komisionit pranuan vetëm dy amendamente të dorëzuara. Njëri ka të bëjë me konkretizimin e kompetencave të ministrisë dhe tjetri për saktësimin e termit bashkësi.
“Për mua më e rëndësishme është që përfundimisht miratuam definicionin për atë se çfarë ne mendojmë kur themi bashkësi, sepse kryesisht në praksën ndërkombëtare bashkësi mund të jenë edhe bashkësitë etno-kulturore, bashkësitë LGBT, emigrantët mund të jenë bashkësi. Me definicionin saktë e caktuam bashkësi nënkuptojmë grup qytetarët që tradicionalisht jetojnë në territorin e Maqedonisë Veriore dhe ka specifikat e veta në gjuhë, kulturë, identitet, religjion dhe për ato specifika kujdeset”,- deklaroi Rubin Zemon nga PPESh.
Me propozim ligjin e ri edhe dy agjencitë që të kanë të bëjnë me kulturën dhe arsimin e bashkësive që janë nën 20 për qind kalojnë në kuadër të ministrisë së re.
Pas leximit të dytë, Propozim ligji duhet miratuar në seancë plenare.
NAIM RAMADANI
