Maqedoni

Parashikimi i motit

22.03.2019 09:01

Moti sot do të jetë me diell....

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Nga pjesa veriore e vendit do të fryjë një erë e lehtë.
 
Temperatura minimale e ditë do të jetë minus një gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale e ditës do të arrijë në 21 gradë celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 19 gradë.
 
Edhe gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell.