Botë
Tragjedi në Mosul, mbyten 71 persona, shumica gra e fëmijë
22.03.2019 10:31
Të paktën 71 persona kanë gjetur vdekjen pasi një traget u përmbys në lumin Tigër të Irakut....

Sipas zyrtarëve lokalë, pjesa më e madhe e viktimave ishin gra dhe fëmijë, të cilët nuk dinin të notonin.
Tragjedia, e cila ndodhi pranë Mosulit, dyshohet se erdhi për shkak se trageti ishte i tejmbushur me pasagjerë. Të paktën 20 persona rezultojnë të zhdukur. Sipas BBC-së, në traget ndodheshin të paktën 100 persona, të cilët ishin nisur drejt një ishulli turistik me rastin e festimeve të Sulltan Nevruzit.
Autoritetet i kishin paralajmëruar njerëzit për rritjen e nivelit të ujit, për shkak të hapjes së portave të digës së Mosulit dhe disa po akuzojnë operatorët e anijes se kishte injoruar këshillën. Kryeministri Adel Abdul Mahdi urdhëroi nisjen menjëherë të hetimeve, për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.
