Maqedoni
Gjykata Penale, seanca për lëndën “Monstra”
22.03.2019 11:22
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “Tarifa”, “Monstra” dhe “Treqind” të PSP-së....

Rasti “Monstra”, i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smillkovës, e udhëheq gjykatësi, Ognen Stavrev, i cili gjendet në procedurë dëshmie. Në seancën e kaluar gjyqësore, opinioni ishte përjashtuar, sepse janë prezantuar dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese.
Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovit, më 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë 5 persona, Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi akt-gjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit, Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së gjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda ishte kthyer në gjykim të sërishëm.
