Maqedoni

Shkup, takim i Komitetit të përbashkët nga RMV dhe Greqia

22.03.2019 11:43

Komiteti i Përbashkët Ndër-disiplinor i Ekspertëve për çështje historike....

Komiteti i Përbashkët Ndër-disiplinor i Ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, nesër dhe pasnesër në Shkup do ta mbajë mbledhjen e dytë, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Zëvendës-ministri i punëve të jashtme i Greqisë, Markos Bollaris, i cili njëkohësisht është edhe në krye të Komisionit nga ana greke, sot dhe nesër do të jetë në Shkup.
 
Mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, u mbajt në Selanik, më 2 nëntor vitin e kaluar.
 
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë kumtojnë se delegacioni grek, që merr pjesë në këtë komitet, përbëhet nga profesorët, Spiridon Sfetas, Nikollaos Zaikos, Iakovos Mihailidis, Atina Skulariki, Atanasios Lubas dhe këshilltari i MPJ-së greke, Eftimios Harlavtis. Ekipin e Maqedonisë së Veriut e udhëheq ambasadori Viktor Gaber, ndërsa në përbërje të tij janë profesorët Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ljudmil Spasov, Ana Çupeska-Stanishkovska, Fahri Ramadani dhe Kica Kolbe.