Maqedoni
Luboteni, me vite pa ujë për pije nëpër shtëpi
22.03.2019 15:30
Fshati Luboten përballet me mungesën e ujit.....

Fshati Luboten përballet me mungesën e ujit. Rreth 60 vjet problem nuk zgjidhet edhe përkundër premtimeve të shumta nga politikanët dhe autoritetet lokale. Por premtimet e dhëna gjatë fushatave zgjedhre, harrohen menjëherë më pas. Banorët ankohen se që nga muaji maj, në ceshmat e shtëpive të tyre nuk rrjedh më ujë, edhe atëherë kur ka, uji është jocilësor dhe nuk pihet.
Banorët thonë se shpesh ndodh qe fëmijët të pijnë ujë dhe të sëmuren. Ironia është më e marre marrë parasysh faktin se në Luboten mbushin ujë nga burimi edhe banorët e Shkupit e më larg për shkak të cilësisë së tij. Ky burim, është i vetmi vend ku ata mbushin ujë për pije.
“50 vjet unë i bëra nuk ka ujë as rrugë, gjithcka na kanë gënjyer. Krejt fshati këtu mbush ujë jo vetëm një ditë por çdo ditë. Ka edhe nga Shkupi ka që vijnë por ata përqef ndërsa ne nga halli. 600 shtëpi në katund nuk ka as ujë as rrugë. Ajde një parti na kanë gënjyer tjetra të njejtat”...
“Edhe kur kemi ujë ai ujë nuk pihet. Ne vijmë ketu mbushim ujë. Ujin e kemi sjell këtu nga Bashineci me kontributin tonë vijmë mbushin ujë. Deri tani ç’ka është premtuar, asgjë nuk është realizuar"...
“Prej viteve të 70-a kur e kanë rregulluar, prej atëherë ka qenë i mirë ama tash është prishur. Nuk pihet ai ujë krejt mikrobe. Ndodh që fëmijët të pijnë ujë dhe të sëmuren ata janë fëmijë nuk dinë. Tash prej të 5 muaj, pakësohet dhe nuk kemi fare ujë. Kemi bërë kërkesa në komunë por nuk I kanë marë parasysh", ankohen banorët.
Por nuk është vetëm fshati Luboten që përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Të njejtat probleme ka edhe në fshatra të tjera të vendit. Në ditën ndëkombëtare të ujit të pijshëm, këta banorë përkujtojnë autoritetet se e drejta për ujë është e drejtë themelore e njeriut.
Paralajmërojnë edhe protesta për zgjidhjene problemit, megjithëse nuk kanë shumë shpresa që protestat e radhës do të mund të zgjidhin problemin që ata kanë me vite me mungesën e ujit nëpër shtëpitë e tyre, edhe pse kanë burimin më cilësor të ujit në qendër të fshatit.
Rejhane Metaj Zyberi
