Maqedoni
Rexhepi akuzon qeverinë se po diskriminon BFI-në, qeveria e quan akuzën si tendencioze
22.03.2019 15:44
Bashkësia Fetare Islame ka ashpërsuar tonet e komunikimit me Qeverinë sa i përket denacionalizimit të objekteve fetare në pronësi të BFI-së...

Kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi në një letër drejtuar qeverisë, ankohet për diskriminim që shteti sipas tij ia bën BFI-së dhe besimtarëve myslimanë në vend .
“Para fillimit të fushatës presidenciale do të jemi të detyruar t’i informojmë të gjithë besimtarët në 700 xhamitë e vendit për diskriminimin që po bëhet ndaj BFI-së dhe ndaj anëtarëve të saj, me të gjitha pasojat ndaj marrëdhënieve shoqërore në vend”, thuhet në letër , në të cilën sqarohet se procedura e denacionalizimit të pronave të Bashkësisë islame, po ecën ngadalë, madje sipas tij, organet e shtetit po e pengojnë në aktivitetet e përditëshme për ruajtjen e objekteve të kultit që janë pjesë e trashëgimisë kulturore.
Shqetësues janë objektet me status të pazgjidhur në Lazhec të Manastirit, xhamia e Husamedin Pashës në Shtip, që i është ndarë një tjetër komuniteti festar e për të cilat propcedurat ende vazhdojnë.
Në letër BFI akuzon qeverinë për favorizim të KOM-it e cila sipas tyre, është e privilegjuar në cdo aspekt. BFI i jep afat dhjetë ditor qeverisë që të zgjidhë problemet dhe kërkojnë mbrojtje urgjente të BFI-së nga ai që e cilësojnë si diskriminim jo vetëm të institucionit por edhe të besimtarëve myslimanë në vend. Nga qeveria thonë se e kanë pranuar letrën por kjo qasje ndaj institucionit më të lartë ekzekutiv sipas tyre, është e papranueshme. Nga qeveria thonë se letra paraqet kërcënim dhe kushtëzim dhe seriozisht vlerësojnë se duhet njoftuar edhe Prokuroria publike.
“Sipas Kushtetutës, si akt më i lartë juridik i vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet secular dhe kjo qeveri asnjëherë nuk do të ndërmarrë hapa, përmes të cilave mund të manipulohen ndjejnat fetare, ose të ndërhyjë në mardhëniet brenda bashkësive fetare apo mes tyre. Në këtë drejtim, i hedhim poshtë të gjitha akuzat për cfarëdo favorizimi të një bashkësie të caktuar në shtet, akuzën e tillë e cilësojmë si tencencionze dhe paushalle”, thonë nga qeveria duke i apeluar Rexhepit që nëse ka dyshime se ndonjë institucion po shkel dispozitat pozitive ligjore, të ngrejë procedurë adekuate në organet kompetente.
Nga qeveria përkujtojnë se në shoqërinë multikonfesionale të drejtat dhe lirit fetare dhe qytetare realizohen përmes ndërtimit të besimit të ndërsjellë, e jo përmes ultimatumeve, të cilat nëse të gjitha bashkësitë e regjistruara fetare i pranojnë si rregull të lojës, do të kishte reflektim seriozisht negative ndaj kohezionit shoqëror.
MERITA GASHI
