Maqedoni

Athinë, sulmohet me granatë konsullata Ruse

22.03.2019 16:05

Konsullata ruse në Athinë është sulmuar nga persona të panjohur....

Konsullata ruse në Athinë është sulmuar nga persona të panjohur mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas mediave greke, në derën hyrëse të konsullatës shpërtheu një granatë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një motor të dyshimtë me të cilin udhëtonin dy persona rreth orës 03:50. Dy të dyshuarit hodhën granatën përpara konsullatës dhe u larguan me shpejtësi me motor. Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar. Pesë minuta më vonë, policia gjeti një motor duke u djegur pak lagje  më tej. 
 
Autoritetet greke janë duke verifikuar nëse motori i djegur është përdorur në sulmin ndaj konsullatës së Rusisë. Në hetimet për këtë ngjarje janë përfshirë edhe agjentë të antiterrorit. Sulmi ndaj konsullatës ruse ka ngjashmëri me sulmin që iu bë ambasadës fraceze në Nëntor të vitit 2016, raportojnë mediat greke.