Maqedoni
Dita ndërkombëtare e ujrave ndotja e burimeve ujore, ndotje e ujit që pimë
22.03.2019 16:24
Çdo mbeturinë që ne hedhim në burimet ujore, ndot ujin që ne pimë.....

Çdo mbeturinë që ne hedhim në burimet ujore, ndot ujin që ne pimë. Ky është apeli që u dha në Ditën Ndërkombëtare të Ujrave, ku u pastrua fundi I liqenit Matka në Shkup.
"Të përcjellim porosi opinionit se nuk mund të sillemi si më para që të hidhen mbeturina në ujëra sepse janë ndotur shumë. Nëse ne të gjithë hedhim nga një shishe plastike do ta uzurpojmë hapsirën", tha Kiro Angelevski, zhytës nga shoqata ‘Vrelo’.
Projekti për pastrimin e liqeneve, është projekt I UNDP-së mbështetur nga BE në në bashkpunim me qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Ekologjisë.
"Ky është nja nga objektet q duam ta mbrojmë dhe për këtë qëllim janë ndarë rreth 400 mijë dollarë për Matkë dhe Vodno për definimin e zonave dhe statusit të Matkës dhe në veçanti definimin e asaj që do të thotë menaxhim aktiv dhe zhvillim të bazuar të cilin e bëjmë por më shumë vetë shoqatat civile sepse ato më së miri e njohin këtë", tha Jani Makraduli, zv/ministër i ekologjisë.
Aktivitetet mbështen nga projekti "Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura", financuar nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA 2.
VLORA LATIFI TOPOJANI
