Maqedoni

KShZ hedh shortin për kandidatët presidencial: Reka mban nr. 1, Dafkova nr. 2 dhe Pendarovski nr. 3

22.03.2019 17:06

Kandidati presidencial Blerim Reka do të mbajë numrin një, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE-së, numrin dy ndërkaq...

Kandidati presidencial Blerim Reka do të mbajë numrin një, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE-së, numrin dy ndërkaq, Stevo Pendarovski i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës do të mbajë numrin tre.
 
KSHZ hodhi shorteun për rradhitjen e kandidatëve në fletëvotim. Përfaqësuesit e kandidatëve presidencialë dhe partive që përkrahin ata, pas tërheqjes së shorteut, deklaruan se do të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe rekomandimet e KSHZ-së për respektimin e afateve për fillimin e fushatës. Të tre palët premtuan fushatë korrekte dhe demokratike.           
 
“Ne e përzgjodhëm numrin një, kështuqë ne besojmë që edhe numrat janë nga ana jonë dhe tregojnë edhe ideologjinë e profesorit Blerim Reka, i cili e ka si pikë të parë të programit të tij një shtet dhe një republikë për të gjithë qytetarët. Këto zgjedhje janë një test, një provim shumë me rëndësi për shtetin tonë para Komisionit Evropian, të tregojmë se edhe ne mundemi të organizojmë një fushatë, një zgjedhje presidenciale ashtu siç duhet, europiane”, shprehet zëdhënësi i kandidatit B. Reka, Ramadan Rexhepi.    
 
“Si përfaqësues i VMRO DPMNE-së, përkatësisht i kandidates mbipartiake Gordana Siljanovska Davkova tërhoqa numrin dy. Ky numër dmth fitore për profesoreshën Siljanovska në të dy raundet, pres që kjo të ndodh në zgjedhje. Nuk mund të pres, por mund të shpresoj për fushatë korrekte nga ana e pushtetit nëse kemi parasysh se në referendum nuk patëm fushatë korrekte dhe demokratike. Shpresoj se e kanë mësuar leksionin dhe do të kenë qasje për zgjedhje korrekte dhe demokratike”, thekson zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
“Tërhoqa numrin tre, i cili do të jetë numri zyrtar për paraqitjen e kandidatit mbipartiak Stevo Pendarovski. Presim që në periudhën e fushatës zgjedhore, si kandidat mbipartiak gjithsesi se do ta sqarojmë atë për të cilën angazhohemi dhe gjithsesi se do të fitojmë në zgjedhjet presidenciale. Do të respektojmë të gjitha përcaktimet ligjore që të mos kemi paraqitje publike të kandidatit. Edhe nga kundërkandidatët presim fushatë të njëjtë që do të pasqyron demokracinë në vendin tonë”, shprehet Darko Kaeski nga LSDM dhe koalicioni.
 
Shorti për kandidatët për zgjedhjet lokale në tre komuna do të hidhet ditën e hënë. Aktualisht KSHZ po verifikon kandidaturat e kandidatëve për kryetar komune në Komunën Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.
 
Në Dibër garojnë dy kandidatë, ai i BDI-së, Hekuran Duka dhe kandidati i ASh-së, Arben Agolli.
 
Në Ohër garojnë pesë kandidatë. Konstantik Georgievski i koalicionit të kryesuar nga LSDM; Mitre Millosheski I propozuar nga VMRO DPMNE; Mihaill Trendafillov I propozuar nga Unioni Qytetar Demokratik; Xhemail Mena, kandidat I Lëvizjes Besa dhe Stevçe Stevoski I propozuar nga Partia Politike Demokratë.
 
Në Novo Sellë, deri tani ka vetëm dy kandidatë. Nikollço Stoillkov I propozuar nga VMRO DPMNE dhe Nikolla Andonov I propozuar nga koalicioni I propozuar nga LSDM.      
 
SHPËTIM NUREDINI