Maqedoni

Protestë për lirimin e Abdulfeta Alimit, familjarët: Kërkojmë drejtësi, jo mëshirë

22.03.2019 17:31

Para Gjykatës Penale në Shkup u mbajtën protesta në kërkim të lirimit të Abdulfeta Alimit...

Para Gjykatës Penale në Shkup u mbajtën protesta në kërkim të lirimit të Abdulfeta Alimit, të dënuar me 7 vite burg për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Familjarët thanë  se ai  është I pafajshëm dhe se nuk duan mëshirë por vetëm drejtësi.
 
Për ta është absurd që  ata që hapën dyert e Kuvendit ndodhen në liri dhe në burg u dërgua ai që shpëtoi jetën e deputetëve.
 
“Ta zbardh këtë padrejtësi kryemnistri mos të na i shkatërrojë familjet pa asnjë nevojë, i lutem kryemnistrit vetëm për drejtësi, jo mëshirë. Vetëm drejtësi”, shprehet bashkëshortja e Abdulfeta Alimit, Nurie Alimi.
 
“U amnistuan fajtorët e vërtetë. Të nderuar pushtetarë, nëse keni harruar, ua përkujtojmë se kush ata që janë amnistuar. Ja po ua kujtoj unë: Кërsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Lupço Dimovski, Luben Arnaudov, Elena Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Zaharije Simovski, Stefan Mlladenovski, Мihaill Mlladenovski, Ilija Sllavevski , Johan Tarçullovski”, thekson familjarja e Abdulfeta Alimit, Naide Jashari.
 
“Sot drejtësia e Fetahut është këtu dhe po shihet në mesin tonë , kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi”, shprehet djali i Abdulfeta Alimit, Burim Alimi.
 
Protestës që  u organizua nga familjarët e Alimit, ju bashkangjitën edhe qytetarë të shumtë edhe politikanë, mes tyre edhe kreu i ASH-së Zijadin Sela që e cilëson Alimin si njeriun që i shpëtoi jetën. 
 
ZEKIRIJA MEXHITI