Maqedoni

Raporti për punën e ATO-s, DIMITRIEV: ATO, respekton procedurat

22.03.2019 18:16

Raporti për punën e Agjencisë Operative Teknike, i cili pa asnje debat u miratua nga komisioni...

Raporti  për punën e Agjencisë  Operative Teknike, i cili pa asnje debat  u miratua nga komisioni  për mbikqyrjen e masave për  ndjekjen e komunikimeve, ka konstatuar se ATO punon në mënyrë solide duke I ndjekur  të gjitha procedurat.
 
Kryetari i komisionit Emill Dimitriev, potencoi se mbikqyrja dhe raporti  I dedikohen pjesës normative të punës së, ATO-s, ndërkohë që pas ekipmit  teknik do të  vlerësohet edhe pjesa teknike. 
 
“Në përiudhën kur po ralizohej mbikqyrja, Agjencia Teknike-Operative  ndërmjetësoi në ndjekjen e 180  numrave telefonik. Edhe pse bëhet fjalë për institucion të ri ,  I njejti po formohet dhe funksionon në mënyrë shumë solide, duke pasur kujdes për të gjitha procedurat dhe detajet njëkohësisht. U vendosën në dispozicion të gjitha mundësitë  për të gjithë dputetët që të mund të shohin gjithçka, dhe ky institucion  edhe pse është në fillim të punës së tij,  premton se do të punohet në pajtim me kompetencat ligjore”, shprehet kryetari i komisionit Emill Dimitriev.  
 
ATO punon me urdhër të gjykatës, pohoi drejtori i Agjencisë Angellovski, por  për tu ralizuar kontroll efikas, sipas tij duhet të miratohet ligj për mbikqyrjen e institucioneve.
 
“ATO është gjithmonë e hapur dhe trasparente për kontrolle në cdo kohë qoftë me apo pa paralajmërim. Do të duhet që këto çështje të shqyrtoni  fillimsht  dhe më pas ti harmonizoni me qëllim që kontrolli të jetë  sa më efikas”, thekson drejtori i agjencisë operative teknike Zoran Angellovski. 
 
Gjatë vizitës për mbikqyrjen e punës së ATO-s, dhe Doganave pjesëmarrja e anëtarëve të komisionit  ka qenë e pjesërishme. Anëtarët e LSDM-së dhe BDI-së nuk kanë qenë të pranishëm  atë ditë  përshkak të pranisë së tyre në seancën plenare të Kuvendit. 
 
Ata kërkuan nga Komisioni që  në të ardhmen i njejti  të caktojë punime në ditët kur Kuvendi nuk do te ketë thirur séance plenare, në të kundërtën  atyre  do tju pamundësohet  pjesëmarrja në dy vende të caktuara njëkohësisht.  
 
“Kërkoj nga Ju si kryetar i Komisionit  që në të ardhmen paraprakisht të koordinohemi, dhe kontrollet të bëhen në momente kur të gjithë anëtarët e komisionit të kenë mundësi të jenë të pranishëm gjatë mbikqyrjeve”, shprehet deputeti i BDI-së, Ejup Halimi. 
 
“Jo pse ky obligim është më pak i rëndësishëm se seanca plenare në kuvend  apo nga seancat e tjera te komisioneve, andaj do të kërkoj që të keni parasyshë kërkesën dhe kjo të mos përsëritet, ashtu siç jemi marrë vesh, paraprakisht”, theksojn nga LSDM.
 
Raporti për punën e Agjencisë  Operative Teknike  u mbështet me 3 vota  PËR  dhe dy të përmbajtur.
 
MERITA GASHI