Maqedoni
Ligji për prokurori të përgjithshme, takimi i grupeve të punës përfundoi pa marrëveshje; Milloshovski: Pushteti të pranojë parimet e VMRO-së; LSDM/BDI: Do të negociojmë në bazë të amendamenteve
22.03.2019 18:31
Pa marrëveshje për ligjin për prokurori të përgjithshme përfundoi takimi midis grupeve të punës të LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së...

Vmro këmbëngul që fillimisht të pranohen parimet për zbatim të standardeve ndërkombëtare për prokurori dhe më pas të përmirësohet teksti ligjor.
Akuzojnë pushtetin se s’ka vullnet politik për një gjë të tillë dhe kanë lënë të dakordojnë ligjin 5 minuta në 12 me qëllim që opozita të akuzohet për obstruksione, pasi ata s’do mbështesin tekstin aktual të ligjit.
“Një pjesë e madhe e këtyre parimeve dhe standardeve ndërkombëtare nuk janë përfshirë në projekt ligjin, përdersia ministrja Deskoska konsideron se ligji është ideal dhe s’ka nevojë për përmirësime thelbësore. Nëse këto parime pranohen, ne jemi në dispozicion që të kontribuojmë edhe në përmirësimin e projekt ligjit. Deri më tani për fat të keq asgjë nuk është pranuar. Nuk mund të mbështesim një ligj në të cilin nuk jemi kyçur në përpilimin e tij dhe I cili qëllimisht është mbajtur në sirtaret e ministrsië së drejtësisë për katër muaj dhe propozohet në 5 minuta para marrjes së raportit të komsionit Europian për Maqedoninë”, shprehet Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Ministrja Deskoska hedh poshtë pretendimet e tilla dhe thotë se pikërisht VMRO shkel marrëveshjen që në vend të amendamente dorëzon parime.
Deskoska pret amendamente konkrete nga VMRO që të caktohet takimi I rradhës dhe arrihet dakordim konkret. Në të njëjtën vijë edhe BDI.
“Ishte I qartë qëllimi I VMRO-DPMNE-së se nuk kanë dëshirë që në mënyrë aktive të marrin pjesë në sjelljen e këtij ligji dhe të propozojnë zgjidhje konkrete, por kanë pritur se do të mbajnë debate të pafund për disa parime. Atëherë kur VMRO do të dorëzojë amendamente konkrete, të nesërmen do të caktojë mbledhje dhe do të deklarohemi për ato amendamente. Debate abstrakte për parime në këtë moment do të thoshte humbje kohe”, thekson ministrja e drejtesise Renata Deskoska.
“Teksti I ligjit nuk ndërtohet mbi parime por ndërtohet mbi nene të caktuara. Le ti propozojnë ato parime të cilat ata I theksojnë në formën e amendamenteve, neneve konkrete për ta përmirësuar tekstin e ligjit”, shprehet deputeti i BDI-së Artan Grubi.
Pushteti nuk përjashton mundësinë edhe negociimin me grupe tjera parlamentare që të arrihet 2/3 e votave në miratimin e ligjit për prokurori të përgjithshme në kuadër të së cilës duhet të vendoset edhe fati I prokurorisë speciale.
Opozita kërkon që prokurori I përgjithshëm të emërohet me propozim të opozitës, përbërja aktuale e PSP-së të pushojë së funksionuari dhe në prokurorinë e përgjithshme të formohet repart I prokurorisë speciale me prokuror të ri.
Me kërkesat e tilla spajtohet pushteti të cilët këmbëngulin që specialja të vazhdojë të funksiojë si trup I veçantë.
MERAL ISMAILI
