Maqedoni

104 raste të reja të të prekurve nga fruthi

22.03.2019 18:50

104 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së shkuar...

Të dhënat javore të Institutit të Shëndetit Publik flasin se ky numër është më i larti nga gjithë javët e shkuara, që nga shpallja e epidemisë.
 
Numri më i madh i rasteve janë nga Shkupi, gjegjësisht mbi 70, ndërkaq rastet e tjera janë nga 9 qytete të tjera të vendit.
 
Epidemiologët paralajmërojnë për shpalljen e mundshme të epidemisë në mbarë vendin nëse vijon të rritet numri i të prekurve nga fruthi.
 
Ata gjithashtu apelojnë për vaksinim, pasi siç thonë kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.
 
Ndërkohë, trendi të të prekurve nga gripi është në rrënie, pra kemi 35 përqind më pakj se javën e kaluar.
 
"Këtë javë kemi pasur numrin më të madh, janë shënuar 104 raste të paraqtirua, nga të cilat numri më i madh,0 pra 74  janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët janë nga 9 qytete të tjera. Numri i qyteteve që janë prekur me këtë epidemi ta themi gjithnjë rritet por presim që gjatë ditëve në vijim të mos kemi rritje të numrit të pacientëve. Trendi të të prekurve nga gripi është në rrënie, pra kemi 35 përqind më pakj se javën e kaluar”, shprehet Gordana Kuzmanovska nga instituti për shëndet publik.