Botë

Kundërofensivë nën drejtimin e Rusisë

28.08.2014 14:41

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Rusia ka dërguar më shumë mjete ushtarake në Ukrainën Lindore...

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Rusia ka dërguar më shumë mjete ushtarake në Ukrainën Lindore, "një tregues për mundësinë e fillimit të një kundërofensive nën drejtimin e Rusisë", pranë dy qyteteve kufitare që janë nën kontrollin e rebelëve. 
 
Zëdhënësja Jen Psaki, tha se mes mjeteve janë tanke dhe raketa-hedhëse.
 
Ajo citoi njoftimet se separatistët bombarduan rajone të banuara në qytetin-port Mariupol.
 
Ajo po ashtu tha se luftime të ashpra shpërthyen në aeroportin e qytetit Donetsk, qendër e separatistëve.  Gazeta "The New York Times", në një raportim nga Ukraina Juglindore, shkruante se ditët e fundit tanket, artileria dhe këmbësoria kanë hyrë në Ukrainë nga Russia, në qytetin kufitar Novoazovsk.  
 
Në artikull thuhet se pushtimi ka shkaktuar tërheqjen e ushtrisë ukrainase dhe panik mes banorëve rusishtfolës të Ukrainës Lindore.