FSHF, shkarkohet trajneri Panucci

23.03.2019 13:58

Christian Panucci mori drejtimin e kuqezinjve në verën e 2017-ës...

Pas disfatës së mbrëmshme ndaj Turqisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtaresh shqiptare Christian Panucci.

Në njoftimin zyrtar të FSHF-së, thuhet se për ndeshjen me Andorën, që do të zhvillohet të hënën në transfertë, kombëtarja do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Bulku ka qenë asistent i Panuccit, ndërsa Mema është afruar për të ndihmuar ish mesfushorin me eksperiencën e tij, për sfidën me Andorën.

Christian Panucci mori drejtimin e kuqezinjve në verën e 2017-ës, ku zëvendësoi Gianni De Biasin, ndërsa debutoi me ndeshjet kundër Lichtensteinit dhe Maqedonisë, por ndeshja e mbrëmshme me Turqinë i jep fund detyrës së tij si trajner i kuq e zinjëve.