Gostivar: Në ujrat e lumit Vardar gjendet trupi i pajetë i një 20 vjeçari

23.03.2019 16:34

Paraditen e sotme është gjetur i pa jetë trupi i 20 vjeçarit....

Paraditen e sotme është gjetur i pa jetë trupi i 20 vjeçarit me iniciale J.M nga Gostivari, i cili nga të afërmit ishte paraqitur në organet e rendit si i zhdukur në ujërat e lumit Vardar.

Trupi i pajetë i 20 vjeçarit është gjetur në shtratin e lumit Vardar, në mes fshatrave Forinë dhe Çegran. 

Pasi ishte njoftuar për zhdukjen e tij policia e Gostivarit ka filluar kërkimet në shtratin e lumit Vardar. Siç bëhet e ditur, personi në fjalë ka pasur probleme personale dhe gjendje të rënduar psikologjike, me ç`rast edhe ka vendosur t`i marrë jetën vetes duke u hedhur në ujërat e lumit Vardar.

Pas gjetjes së trupit të pajetë SPB Gostivar e ka dorëzuar në mjekësinë ligjore për hetime të mëtutjeshme, ndërsa prokuroria dhe organet e rendit kanë kryer hetime plotësuese.