Botë

Berlin, fillon Konferenca për Vendet e Ballkanit perëndimor

28.08.2014 14:44

Fillon sot punimet Konferenca për Vendet e Ballkanit perëndimor në Berlin. Krerët e vendeve të ish-Jugosllavisë, Kosovës dhe Shqipërisë takohen në Berlin me kancelaren...

Fillon sot punimet Konferenca për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Berlin. Krerët e vendeve të ish-Jugosllavisë, Kosovës dhe Shqipërisë takohen në Berlin me kancelaren, Angela Merkel.
 
Konferenca për zëvendëspresidenten e Institutit të Politikave Evropiane në Berlin, Katrin Bottger, e kthen rajonin në agjendën e politikës gjermane. 
 
Konferenca për Ballkanin Perëndimor në Berlin, e iniciuar nga kancelarja Merkel, do të zhvillohet në 2 shtylla kryesore, politikë dhe ekonomi. Delegacioni i Maqedonisë udhëhiqet nga kryeministri, Nikolla Gruevski, ndërkaq së bashku me të do të udhëtojnë edhe ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski, ministri i Ekonomisëm Bekim Neziri, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe ai për Punë dhe Politike Sociale, Dime Spasov.
 
 Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri theksoi se këtë mundësi do ta shfrytëzojë për të kërkuar ndihmën e autoriteteve në Berlin, për të nxitur biznesmenët gjermanë që të investojnë në Maqedoni, e sidomos në vendbanimet shqiptare. 
 
Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pritet ta mbyllë konferencën me një fjalim drejtuar kryeministrave, ministrave të Punëve të Jashtme dhe ministrave të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 
 
Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkal, ka zbardhur motivet e inicimit të një ngjarjeje të tillë. Sipas saj, në përvjetorin e 100 të fillimit të Luftës së Parë Botërore, është koha që t’i jepet formë të ardhmes, duke kapërcyer kujtimet e hidhura nga konfliktet.