Në sheshin e kryeqendrës panair dyditorë i bletarisë

23.03.2019 17:05

Në sheshin e kryeqendrës u hap panairi dyditor i bletarisë....

Në sheshin e kryeqendrës u hap panairi dyditor i bletarisë, ku bletarët vendorë promovuan produktet e tyre të mjaltit.

Panair i Bletarisë në Shkup organizohet pas 30 vjetësh, ndërsa nga Federata e bletarëve si organizatorë thonë se qytetarët që do të vizotojnë panairin do të mund të shijojnë mjaltë të cilësisë së lartë, e cila për shkak të ndryshimeve klimatike viteve të fundit është pakësuar.

“Viteve të fundit është pakësuar mjalti dhe kemi mungesë të mjaltit kualitativ vendor, vitin e kaluar ksihte përmirësim por ende mungon mjalti kualitativ prandja kjo është një mundësi që të vijnë të provojnë dhe të shijojnë mjaltin cilësor” – tha Kryetari i Federatës së bletarëve, Jane Markov.

Bletarët thonë se mund të jetohet nga bletaria megjithse ky profesion kërkon punë dhe investime.

“Njeriu nëse përpiqet ka mundësi. Që nga viti 2002 merem me bletari, ndërsa edhe më pare kemi pasur bletë për nevojat familjare.Produktet tani për tani i plasojmë vetëm në tregun vendor” – u shpreh bletari, Nikolla Kristof.

“Ashtu si në çdo degë edhe në bletari duhet të investohet që të vishë deri te fitimi. Bletët e kthejnë investimin por duhet të punohet shum që të kthehet. edhe kushtet klimatike viteve të fundit nuk janë të favorshme” – tha Marina Mitrevska, bletare.

Nga Federata e bletarisë e cila numron 11 shoqata të bletarëve dhe bletarë individual, theksojnë se vendi ka mungesë të mjaltit, prandaj për të plotësuar nevojat importon nga jashtë. (Gyltene Sinani, TVM2)