Spasovski, trafikimi i emigrantëve është ulur trefish
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka vizituar vendkalimin kufitar “Bogorodicë”....

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka vizituar vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, ku ka deklaruar se trafikimi i emigrantëve dhe tregtisë me njerëz është ulur trefish.
Sipas tij është rritur numri i rasteve të zbuluara në vitin 2018 krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetëm para disa javësh, është kapur një grup i organizuar prej 20 anëtarësh.
“Republika e Maqedonisë së veriut kishte sfidë serioze, por sëbashku me partnerët evropjan pikërisht këtu në gjvgjeli, dëshmuam në vepër se si bashkëpunimi mes vendeve anëtare të BE-së dhe Maqedonisës së Veriut në përballje me migrimin illegal dhe tregtin me njerëz. Numri I njerëzve që tranzituan nëpër teritorin tone tejkalon një miljon, që vetvetiu flet për seriozitetin , por edhe më me rëndësi është se çfar ndërmorri vendi në tër atë periudhë e deri më sot, që ti përforcoj kapacitetet dhe ta rrisim luftën kundër migrimit illegal dhe tregtis me njerëz. Kishim shumë përforcime edhe në kapacitetet edhe në aspektin material dhe teknik me furnizimin e pajisjes së re, me këtë do të vazhdojmë edhe më tej dhe ta rrumbullakojmë mbrojtjen e sofistikuar të kufirit jugor. Ajo që dua ta theksoj veçanërisht është përfundimi i negociatave me FRONTEKS-in, ajo është roja kufitare bregdetare e forcave të BE-së. Unë pres që së shpejti ta nënshkruajmë marrëveshjen” – tha Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisës së Veriut, Oliver Spasovski.
