Spasovski, letra e BFI-së paraqet shantazhim

23.03.2019 18:10

Minsitri i brendëshëm Oliver Spasovski e quan shantazhim serioz për një shtet sekularë letrën e BFI-së....

Minsitri i brendëshëm Oliver Spasovski e quan shantazhim serioz për një shtet sekularë letrën e BFI-së drejtuar qeverisë ku kërkohet denacionalizim urgjent i pronës dhe përshpejtimi i rekonstruimit të xhamive në Shtip, Ohër, dhe në Lazhec të Manastirit.

“Janë të pa pranueshme pa marrë parasyshë se nga kush vijnë. Do të thoja se bëhet fjalë për shantazhim serioz nga BFI. Unë ftoj për qasje serioze sepse nëpërmjet qasjes së njerëzve të përgjegjshëm i ngjan një komunikim i mirë. Mendoj se nuk kemi arsye që përveç komunikimi të mirë në çfardo tjetër mënyre ti qasemi zgjidhjes së çfardo  problemesh të përbashkëta” – u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisës së Veriut, Oliver Spasovski.

Në letrën drejtuar qeverisë, Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi ankohet për diskriminim që shteti sipas tij ia bën BFI-së dhe besimtarëve myslimanë në vend. “Para fillimit të fushatës presidenciale do të jemi të detyruar t’i informojmë të gjithë besimtarët në 700 xhamitë e vendit për tërë diskriminimin që po bëhet ndaj BFI-së dhe ndaj anëtarëve të saj me të gjitha pasojat ndaj marrëdhënieve shoqërore në vend”,  - thuhet në letër në të cilën sqarohet se procedura e denacionalizimit të pronave të Bashkësisë islame,  po ecën ngadalë, madje sipas tij, organet e shtetit po e pengojnë në aktivitetet e përditëshme për ruajtjen e objekteve të kultit që janë pjesë e trashëgimisë kulturore.

Në letër poashtu BFI e akuzon qeverinë për favorizim të KOM-it e cila sipas tyre, është e privilegjuar në çdo aspekt. BFI i jep afat dhjetë ditor qeverisë që të zgjidhë problemet. (Gyltene Sinani, TVM2)