Fletëparaqitjet tatimore vjetore, Demiri: DAP aplikacionet i dorëzon në muajin prill
Drejtoria e të Ardhurave Publike nga fillimi i mujait prill do të fillojë t’ua dorëzojë qytetarëve fletëparaqitjet tatimore vjetore...

Drejtoria e të Ardhurave Publike nga fillimi i mujait prill do të fillojë t’ua dorëzojë qytetarëve fletëparaqitjet tatimore vjetore për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2018.
Me reformën që u zbatua gjatë vitit të kaluar, qytetarët në mënyrë elektronike per herë të pare do ta marrin fletëparaqitjen tatimore vjetore.
Në sistemin elektronik të Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë regjistruar përafërsisht 700 mijë tatimpagues. Nga DAP njoftojnë se fletëparaqitjen qytetarët do ta marrin në mënyrë elektronike dhe duhet ta konfirmojnë apo korrigjojnë per një afat kohor 30 ditor.
Në këtë mënyrë procedura e paraqitjeve të tatimeve është lehtësuar për qytetarët e vendit.
“Do të dërgohen aplikacionet tatimore të cilët qëytetarët do të munden ti korigjojnë ato tatime ose ti vërtetojnë ato të njejtat kjo është periudha që do të arihet brenda muajit prill dhe brenda një muaji këta mundë të vërtetohen. Deri në 30 ditë është afati kur mundë ti korigjojnë qytetarët të cilë’t janë regjistruar dhe janë në bazën elektronike të DAP-it nuk do kenë nevojë që vitin e ardhshëm të paraqiten. paraqitja bëhet vetëm njëher. DAP-it njeherë do ti dërgojë cdo vit po në të njejtën periudhë. Kjo bëhet nëpërmjet tatimit personal. Thjeshtëzimi i procedurave administrative ndaj qytetarëve bëhet lehtësimi i procedurave që mos presin rradh nëpër sportele” – tha zv.drejtori i DAP-it, Naser Demiri.
Ndërsa për shtatë vite është prolonguar obligimi që pensionistët të paraqiten në sistemin elektronik për E-tatime, të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Personat që kanë pension, pa të ardhura të tjera plotësuese, deri në vitin 2024 nuk duhet të paraqesin tatim në formë elektronike. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
