Dita botërore e sindromit daun, “Run dor down”, mbi 600 qytetarë dhe kompani kanë vrapuar në garë
Me rastin e Ditës botërore të personave me sindromin Daun....

Me rastin e Ditës botërore të personave me sindromin Daun, u mbajt aktivitet humanitar me vrapim, ku garës ju bashkangjitën më shumë se 600 qytetarë, si dhe kompani, pjesë e aktivitetit “RUN FOR DOWN” ishin edhe fëmijët me sidnromin Daun dhe familjarët e tyre.
“Këtë vit siç mund edhe të shifet nuk e kemi pritur se do kemi jehonë kaq të madhe të qytetarëve tanë human. Sivjet kemi kompani që lajmërohen për pjesëmarrje në gara humanitare me ekipe të tyre. Në dy-tre vitet e fundit filluan edhe klube tjera sportive t’i hapin dyert për fëmijët me sindromin Daun, kështu që ata kanë më shumë aktivitete si zgjedhje ku do të kishin mundur të marrin pjesë” – tha Kryetarja e klubit “Eskrim”, Biljana Nikollovska - Kuzmanovska.
Mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet i garës në vrapim do të dedikohen për Qendrën ditore për fëmijë me sindromin Daun.
Kuzmanovska tha se këta fëmijë bëjnë ushtrime për zhvillimin e motorikës, mirëmbajtjen e tonusit të muskujve, si dhe trajnime që u mundësojnë pavarësi më të madhe në jetë dhe që do t’ua lehtësojnë përditshmërinë. Ndërsa gara po mbahet për të katërtin vit me radhë, e organizuar nga Klubi i skermës “ESKRIM”. (Gyltene Sinani, TVM2)
