Kodra e Diellit mollë sherri mes Qeverisë dhe nismës “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”
Kodra e Diellit vazhdon të jetë mollë sherri mesë qeverisë dhe iniciativës "Të shpëtojmë Kodrën e Diellit"....

Kodra e Diellit vazhdon të jetë mollë sherri mesë qeverisë dhe iniciativës "Të shpëtojmë Kodrën e Diellit". Kjo e fundit kërkon nga qeveria të mbajë premtimin e dhëna dhe ti merret menaxhimi kompanisë ELEM dhe të kryhet një studime fizibiliteti. Ndërkohë zv.Kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ka folur për një kohë të ardhshme për Kodrën e Diellit ku sipas tij duhet ti merret menaxhimi Elemit, por një herë kjo e fundit duhet të bëjë një studim fizibiliteti që sipas Angjushevit është duke u kryer.
“Kodra e Diellit për momentin udhëhiqet nga ELEM-i, është dhënë urdhër të kryhet studim fizibiliteti. Kodra e Diellit nuk ka pse të jetë në kuadër të ELEM-it. Kodra e Diellit ka potencial të jetë qendra më e mirë e regjionit, prandaj ELEM ka për detyrë të bëj studim fizibiliteti, për partneritet privat publik. Studimi është duke u kryer dhe besoj se shpejtë do të dal. Në bashkëpunim me komunën duhet të paraqiten të gjitha planet urbanistike që në të ardhmen kjo të bëhet” – u shpreh zv.Kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Por drejtuesi i nismës “Të shpëtojmë Kodrën e Dillit”, Hamdi Sulemani, e përgënjështron deklaratën e zv. kryeministrit Angjushev. Ai thotë se nuk ka filluar asnjë studim fizibiliteti për qendrën turistike “Kodra e Diellit”, nga kompania që është dashur të kryej këtë studim.
“Kryeministri përçoj lajmin e Angjushevit se analiza e fizibilitetit është në përpilim e sipër. Disa herë e ka deklaruar edhe Kreshnik Bekteshi, ministri i ekonomisë, pas asaj patëm edhe një takim me të, ku e paralajmërova se kompania që ato e paraqitën nuk ka filluar asnjë punim për studim të fizibilitetit dhe këto bëjnë dezinformata se ajo kompani ka filluar diçka konkrete për përgatitjen e atij projekti” – deklaroi Hamdi Sulejmani, nga nisma “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Përndryshe,qendra turistike Kodra e Diellit, vit me radhë përballet me mungesë infrastrukture, dhe me menaxhim jo të mirë. Muaj më parë edhe komuna e Tetovës, paraqiti një planë urbanistik për kodrën e diellit për të cilin pati reagime të shumta nga shoqëritë jo qeveritare ku sipas tyre nuk parasheh as elementet kryesore të kësaj qendre turistike, siç janë zgjerimi i rrugëve dhe shtimi i kapaciteteve të parkingjeve. (Visar Sadiki, TVM2)
