Norvegji, trageti bllokohet në det, shpëtojnë 1300 persona

24.03.2019 16:51

1300 persona i shpëtuan rrezikut nga mbytja pasi mbetën të bllokuar në zonën detare norvegjeze....

1300 persona i shpëtuan rrezikut nga mbytja pasi mbetën të bllokuar në zonën detare norvegjeze. 3 nga 4 motorët e tragetit “Viking Sky” dolën jashtë funksionit.

Më shumë se 900 vetë dhe ekuipazhi qëndruan në bord pas18 orëve nga dërgimi i sinjalit për ndihmë.

Pasagjerët shpërndanë foto dhe video në rrjetet sociale qe tregonin panikun. Ata rrëfyen orët e tmerrit ndërsa për shkak të një stuhie kushtet për operacionin e shpëtimit ishin shume te vështira. Por mëngjesin e te dielës motorët filluan të punojnë ndërkohë që 440 persona ishin evakuuar nëpërmjet helikopterëve.

Trageti udhëtonte nga Bergeni i Norvegjisë për në Londër. Aksioni i shpëtimit zgjati me orë të tëra ndërsa dhjetëra tё lënduar u shtruan nё spital.