Marrja e datës për bisedime me BE-në, Ruzhin: Topi është në duart e europianëve

24.03.2019 17:10

Në Samitin e BE-së në qershor, Maqedonia e Veriut kësaj rradhe do të ketë mundësi të argumentojë nevojën për fillimin e bisedimeve me BE-në...

Në Samitin e BE-së në qershor, Maqedonia e Veriut kësaj rradhe do të ketë  mundësi të argumentojë  nevojën për fillimin e bisedimeve  me BE-në, vlerëson profesori universitar, Nano Ruzhin. Për dallim nga samitet e tjera,  profesori Nano Ruzhin  thotë se kësaj rradhe topi gjendet në anën e evropianëve.

Meqë  BE gjendet para një faze kritike para zgjedhjeve  për institucionet e  BE-së, do të shihet edhe vendimi i vendeve skeptike, Francës dhe Holandës, ndaj zgjerimit të BE-së. 

“Topi kësaj rradhe mbetet në terrenin e europianëve,  rrjedhimisht Parisi dhe Haga duhet të vendosin nëse ne do të marrim datë për fillimin e bisedimeve. Këtu duhet ta shohim pse këto shtete kanë skepticizëm të caktuar ndaj zgjerimit. Aduti ynë janë Marrëveshja e Prespës dhe reformat dhe gjithsesi marëveshja mes Zaevit dhe Ciprasit është lajmi i vetëm i mirë i BE-së vitin e fundit. Gjithkund dëgjojmë lame të këqija, nga Brexiti, problemet në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hervegovinë, kështu që duhet të jemi të kompenzuar” – u shpreh profesori universitarë, Nano Ruzhin.

Sipas Nano Ruzhin, Marrëveshja e Prespës e cila  përmbylli kontestin me Greqinë, së bashku me reformat të cilat po vijojnë në gjyqësorë,  janë të arritura të cilat Maqedonia do ti shfaqë  para vendeve të BE-së, për të kërkuar  datë për fillimin e bisdemeve me BE-në.

“Mendoj se Maqedonia mjaftueshëm ka bërë në pjesën e reformave, kanë mbetur reformat në domenin e sistemit të drejtësisë, dhe ja ka filluar aksion më i fuqishëm dhe intenziv  edhe në këtë plan” – deklaroi Ruzhin.

Më 21 qershor kur do të mbahet samiti i BE-së, mbetet të shihet vendimi i shteteve anëtare të unionit nëse Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e bisedimeve. Ndaj Francës si luhatëse në këtë vendim, kujtojmë se muajin e kaluar presidenti francez Makron tha se Maqedonisë  së Veriut  duhet ti jepet  shanci  për fillimin e bisedimeve, sidomos pasi përmbylljes së kontesteve të hapura me vendet fqinje. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)