Intervenimi i NATO-s në Kosovë në vitin 1999, Ahmeti: Vendim i drejtë dhe largpamës

24.03.2019 17:24

Intervenimi i NATO-s para 20 vitesh çliroi jo vetëm popullin e Kosovës, por demokratizoi tërë rajonin e Ballkanit Perëndimorë...

Intervenimi i NATO-s para 20 vitesh çliroi jo vetëm popullin e Kosovës, por demokratizoi tërë rajonin e Ballkanit Perëndimorë duke i dhënë perspektivë të qartë eurotlantike  u kanstatua në manifestimin e kushtuar 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s  në Kosovë.

Nevojën për liri më së miri e kuptuan SHBA-të dhe partnerët e tyre evropian të cilët vunë në lëvizje të tërë diplomacinë për ndërprerjen e gjenocid të popullit shqiptarë tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti. 

“Lirinë kombëtare e fituam me gjakun e derdhur të kombit tonë, por çlirimin e arritëm nëpërmjet intervenimit  të NATO-s në këto hapsira dhe nuk u çlirua vetëm Kosova por u çlirua edhe ballkani sepse sot forcat e NATO-s janë në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi dhe nesër do të jenë në RMV-së. Prandaj NATO dhe vendimi shum i drejt politik dhe strategjik i SHBA-ve dhe aleatëve të saj në Evropë ishte sa i drejt aq edhe largpamës sepse ua ndaloi turrin forcave ekspansioniste të motivuara nga Kremlini për të qenë dominant në hapsirat e Ballkanit Perëndimorë” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.  

INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË NË VITIN 1999, HOXHA:MBYLLI KAPITULLIN E ROBËRISË PËR RAJONIN

Intervenimi i NATO-s në Kosovë ka mbyllur një epokën e robërisë duke hapur  atë të lirisë, tha zv.kryministri i  Kosovës, Enver Hoxha.

“Nëse ka një ngjarje e cila e mbyll një epokë dhe hap një epokë tjetër dhe veçanërisht epokën e robërisë me atë të lirisë për mendimin tim është 24 marsi por edhe 12 qershori i vitit 1999 dhe nuk i jep fund vetëm një pushtimi një robërie por i jep fund çdor robërie që ka ekzistu në rajon në raport me shqiptarët” – u shpreh zv.Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxha. 

INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË NË VITIN 1999, PANELISTËT:MUNDËSOI PERSPEKTIVË PËR RAJONIN

Intervenimi i NATO-s ka mundësuar stabilitet dhe perspektivë për popujt e gjithë ballkanit vlersuan mes tjerash panelistët. 

“Në vitin 1999 kapituloi Sërbia në marrëveshjen  mes forcave të NATO-s dhe ushtrisë së Beogradit. Pas këtij intervenimi  popujt e Ballkanit filluan të frymojnë  lirshëm dhe t’i krijojnë shtetet e tyre të pavarura” – tha Drejtori i ITKSH-së, Skender Hasani.

“Ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte akt i motivuar pavarësisht nga rezervat e shprehura nga disa shtete. Dëshmia më e mirë është shteti i sotëm i lirë e i pavarur i Kosovës si dhe stabiliteti i krijuar në rjonin tonë” – deklaroi Sabit Syla, Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

“Kjo datë njëkohësisht shënon edhe fillimin e asaj që në marrëdhëniet ndërkombëtare njihet si intervenim humanitarë, pra të drejtën e shteteve civilizuese të përgjeshme dhe demokratike për të intervenuar kundër shteteve të cilat ushtrojnë terror dhe gjenocid ndaj popullatës civile të pambrojtur” - theksoi ish-ambasadori Agon Demjaha.

Pas refuzimit të marrëveshjes nga ana e Sërbisë në Rambuje, më 24 mars të vitit 1999 NATO filloi fushatën e bombardimeve mbi Serbinë e cila më pas rezultoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. (Naim Ramadani, TVM2)