Votimi i Diasporës, Ademi: Demokracia është proces i shtrenjtë

24.03.2019 17:53

Për të oganizuar procesin jashtë vendit, do të dërgohen rreth 260 persona....

Jo zyrtarisht supozohet se numri i Diasporës së Maqedonisë  lëviz prej 500 deri më 600 mijë qytetarë.  Por vetëm 1830 votues të Diasporës janë  paraqitur që të votojnë për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.

Për të oganizuar procesin jashtë vendit, do të dërgohen rreth 260 persona.  Sipas informatave jo zyrtare të KSHZ-së, ata sipas ligjit,  do të marrin të holla si mëditje, do të nevojiten rreth 520 bileta kthyese për aeuroplane ose autobusa, transport deri te aeroportet dhe anasjelltas dhe për këtë  është paraparë të shpenzohen diku rreth gjysëm milioni euro. Në intevristën javore në TVM 2, ministri për Diasporën, Edmond Ademi pranon se harxhimet për votimet në Diasporë janë të mëdha por përkujton se demokracia është koncept i shtrenjtë.

“Ndoshta nga aspekti finasiar duket shumë por nga ana tjetër e drejta  e votës e çdo shtetat të Maqedonisë së Veriut është e garantuar me Kushtetut dhe  me një fjalë e thënë më herët se demokracia është e shtrenjt si koncept politik dhe shoqeror dhe kjo që ja mundëson kushtetua dhepa marr parasysh elementet financiare” – shprehet Ministri pa portofol i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi.

Ministri Ademi nuk është i kënaqur me numrin e votuesve të paraqitur në Diasporë por tha se është e drejta e tyre  kushtetuese nëse do të dalin ose jo të votojnë.

“Numri dhe interesi i mergimtarëve është fakt se është i ulët dhe personalisht nuk jam i kënaqur, mirëpo në fund të ditës nuk në një farë mënyre puna ime që dikën me zor ta detyrosh te merr pjesë në procese zgjedhore. E kam përmend disa herë dhe tani e themë se as unë si ministër e as kjo qeveri nuk do ti tërheq për veshi  drejt kutive të fundit dhe do ti kap ambasadorët dhe konzulat tonë që me zor të regjistrojnë diasporën për të votuar që ishte një praktik në qeverinë e kaluar” – thotë Ademi.

Votime në diasporë do të organizohen në 32 ambasada. Ademi thotë se në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia për  rishikim të mundësisë për hapjen e më shumë vendvotimeve ose për  votim elektronik,  por ky koncept mbetet të diskutohet në një periudhë tjetër. (Rexhep Qamili, TVM2)