Fati i PSP-së, Ahmeti: Opozita të mos tërhiqet nga bisedimet
Partitë politike mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me propozim –ligjin për prokurorinë publike....

Partitë politike mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me propozim –ligjin për prokurorinë publike dhe fatin e PSP-së. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ftoi VMRO-DPMNE-në të mos tërhiqet nga negociatat por nga kjo parti dje deklaruan se nuk planifikojnë të dorëzojë vërejtje në formë të amendamenteve.
“Unë apeloj te opozita që ato të mos tërhiqen nga dijalogimi që të arrihet një dakordësi në dobi të shtetit” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
KOSTADINOV: PAS EPILOGUT, DO BISEDOJMË NË KUVEND
Ndërkohë LSDM pret që deputetët në kuvend të vendosin sipas bindjeve të tyre personale. Pas negociatave me VMRO-DPMNE, bisedimet do t’i zhvendosim në kuvend thonë nga kjo parti.
“Si parti e përgjegjshme LSDM i jep mundësi dijalogut. Radha është që të dijalogojmë me partinë më të madhe opozitare. Do tëshohim se çfarë epilogu do të kemi nga këto takime që më pas e gjithë biseda do të zhvendoset në kuvend” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostandin Kostadinovski.
Opozita kërkon që prokurori i përgjithshëm të emërohet me propozim të opozitës, përbërja aktuale e PSP-së të pushojë së funksionuari dhe në prokurorinë e përgjithshme të formohet njësi e prokurorisë speciale me prokuror të ri.
Me kërkesat e tilla nuk pajtohet pushteti të cilët këmbëngulin që specialja të vazhdojë të funksiojë si trup i veçantë. (Naim Ramadani, TVM2)
